Elijona Binakaj kujton xhaxhain e saj të ndjerë – emocioni dhe forca që mbeten përjetë

Ish-banorja finaliste e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj të ndjerë, Rasim Binakaj.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij, vetëm pak ditë pasi ai u vra me armë zjarri në një lokal në Gjakovë, një ngjarje që tronditi opinionin publik.

Mesazhi i saj ka qenë i mbushur me emocion dhe mall, teksa kujton figurën e xhaxhait dhe kujtimet që do t’i mbeten përgjithmonë: “Plumbat e morën jetën tënde por kurrë nuk do vrasin kujtimin dhe forcën që na le pas.


- Advertisement -

Do të më mungosh gjithmonë dhe kujtimet me ty do t’i mbaj përgjithmonë në zemrën time.

U prehsh në paqe agji im”, ka shkruar ajo.

Reagimi i Elijona Binakaj ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje në këtë moment të vështirë për të dhe familjen e saj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *