Takimi i Presidentes Shiroka Pula me Grupin Punues për Strategjinë Shtetërore mbi Procedurat e Apelit

0
32
- Advertisement -

Me ftesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot u mbajt një takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Kryesuesi i Grupit Punues, Glauk Konjufca, dhe anëtarët e tij e informuan Presidenten Shiroka Pula mbi ecurinë e punës deri më tani. “Gjithashtu u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit”, theksohet në njoftim.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mbështetje për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here