Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur ish-bashkëshorten dhe djalin e tij.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. ‘Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte kanosur ish bashkëshorten e tij si dhe djalin e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në raportin e policisë.





