Në ditën e parë të festës së Fitër Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, tradicionalisht organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Presidentja Vjosa Osmani, Myftiu Naim Tërnava dhe Ipeshkvi Dodë Gjergji ishin ndër mysafirët e pritjes.
Mesazhet e urimeve për festën e Bajramit u përcollën me shpresën për paqe në zemrat e të gjithëve.
Imzot Gjergji bëri thirrje për lutje për paqe në botë.





