Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon me emërimet e zëvendësministrave në Qeveri.
Së fundmi, ai ka emëruar Fëllanza Podrimajn në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. “Kryeministri Kurti e uroi znj.
Podrimja për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e ZKM.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

