Ministri i Jashtëm i Shqipërisë konfirmon mbështetjen për Kosovën: Prioritet i përhershëm i politikës së jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka biseduar me homologun kosovar, Glauk Konjufca, duke rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën.

Ata janë pajtuar për thellimin e partneritetit strategjik dhe forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë.

Ministri Hoxha ka vlerësuar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës si hap të rëndësishëm për marrëdhëniet Kosovë–BE.


- Advertisement -

Gjithashtu, janë pajtuar për riaktivizimin e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe avancimin e projekteve me interes kombëtar.

Shqipëria dhe Kosova mbeten të përkushtuara në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe në proceset integruese europiane dhe euroatlantike.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *