DJ Gimbo falënderon fansat pas daljes nga Big Brother VIP Albania 5

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania 5, DJ Gimbo ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke falënderuar fansat dhe ndjekësit që e mbështetën gjatë qëndrimit të tij në program.

Ai ka postuar në Instagram një mesazh të gjatë dhe të sinqertë, ku tregon emocionet dhe mirënjohjen e tij. “Faleminderit prej zemrës krejtve që më keni mbështet gjatë qëndrimit tem në Big Brother.

Dashnia, votat dhe përkrahja juaj më kanë dhanë forcë me vazhdu edhe në momentet ma të vështira.


- Advertisement -

Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Po më vijnë shumë mesazhe prej jush dhe sinqerisht s’po muj me ju kthy krejtve, po dijeni që i lexoj dhe i vlerësoj pa masë.

Respekt pa fund për secilin prej jush, ju du shumë”.

Reagimi i tij është pritur me shumë emocion nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur përkrahjen dhe urimet e tyre për artistin.

Ky moment shënon një kapitull të ri pas eksperiencës në reality shou, ku DJ Gimbo fitoi simpati të madhe dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *