Reagimi i Deputetit Shqiptar në Parlamentin e Serbisë pas Stërvitjeve Ushtarake në Bujanoc – Komuna e Bujanocit

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas stërvitjeve ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit në afërsi të kufirit me Kosovën.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se aktivitetet e tilla, veçanërisht kur zhvillohen pranë zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë në perceptimet e sigurisë së komuniteteve lokale, në veçanti të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve locale”. “Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, mbetet thelbësore që të veprohet me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese.

Në këtë drejtim, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të inkurajuar dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese”, shkruan më tej Kamberi.


- Advertisement -

Sipas tij, ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë kërkon angazhim të vazhdueshëm për respektim të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave si dhe shtuarja e forcave të KFOR-it është e rëndësisë primare. “Duke pasur parasysh provokimet e vazhdueshme të regjimit të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, NATO duhet të mendojë për rishikimin e vendimit për Zonën Toksore të Sigurisë”, deklaroi ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *