Tragjedi në Gjakovë: Xhaxhai i finalistes së Big Brother VIP Kosova 4 humb jetën në një përplasje armësh

Rasim Binakaj, humbi jetën mëngjesin e së hënës si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë. 38-vjeçari ndërkaq ishte xhaxhai i finalistes së edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakajt.

Për këtë, disa nga ish-banorët i kanë shprehur ngushëllime Elijonës dhe familjes së saj. “Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Binakaj”, ka shkruar Londrim Mekaj në një postim në Instagram. “Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Binakaj.

Zoti ju dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe”, ka shkruar Klodian Mihaj.


- Advertisement -

Benita Zena nga ana tjetër theksoi: “Ngushëllime për familjen Binakaj.

Zoti e mëshiroftë të ndjerin, ndërsa familjarëve ua dhëntë forcën”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *