Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për nisjen mbrapsht të Reformës së Administratës Publike.
Sipas tij, vendimi për themelimin e Këshillit të Ministrave për këtë qëllim është një devijim i plotë nga parimet bazë të llogaridhënies dhe përgjegjësisë institucionale.
Tahiri thekson se është e panevojshme themelimi i një Këshilli të ri ministror kur Kabineti Qeveritar tashmë ekziston si organ kolegjial vendimmarrës.
Ai vlerëson se ky vendim shpërndan përgjegjësinë dhe zbeh llogaridhënien, duke e cilësuar si regres dhe jo si reformë.
Tahiri thekson se është e rëndësishme të forcohet roli i ministrit të Digjitalizimit dhe Administratës Publike.
