Një burrë 82-vjeçar është goditur sot nga një veturë në Prizren, ndërsa aktualisht gjendja e tij është stabile.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:31 pranë hyrjes së spitalit në zonën.
Zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, konfirmoi rastin dhe tha se i dyshuari është arrestuar.
Policët po hetojnë për të zbuluar rrethanat e aksidentit.





