Tragjedi në Prizren: 29-vjeçari humb jetën në aksident në rrugën ‘Transiti i vjetër’

Një 29-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën ‘Transiti i vjetër’, në Prizren.

Klankosova.tv mëson se viktima është E.

Ademaj.


- Advertisement -

Në këtë aksident të përfshirë ishin një motoçikletë, një veturë dhe një kamion.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *