Një aksident ka ndodhur me autobusin e linjës 1A nga stacioni i autobusëve të Prishtinës drejt Aeroportit dhe anasjelltas.
Shfrytëzuesit e Klankosova.tv kanë ndarë pamje nga vendi i ngjarjes, por ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë policinë për më shumë informacion, megjithatë ende nuk ka një përgjigje zyrtare.





