Emisari europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë takon zyrtarin e lartë të OKB-së për zhvillimet në dialog

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen ka dhënë detaje për takimin që pati me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, Jean-Pierre Lacroix.

Sorensen bëri të ditur përmes një postimi në X se foli me Lacroix për zhvillimet e fundit në dialog duke iu referuar marrëveshjes për zbatimin e Ligjit për të Huajt në Kosovë. “Shkëmbim i mirë me Lacroix mbi zhvillimet e fundit në dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që mundësoi arritjen e marrëveshjes fundjavën e kaluar dhe nevojën për përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023”, tha Sorensen, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se mezi pret diskutime të mëtejshme në OKB javën e ardhshme.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *