Majorja kosovare nderohet nga FBI: Kosova ka gra frymëzuese në nivel global

Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit ka bërë të ditur se majorja kosovare, Vjollca Hoti është nderuar nga Akademia Kombëtare e FBI-së.

Në njoftim thuhet se Kosova është një nga vendet më me fat në botë që ka gra kaq frymëzuese që e përfaqësojnë atë në nivel global. ‘Kosova është një nga vendet më me fat në botë që ka gra kaq të patrembura dhe frymëzuese që e përfaqësojnë atë në nivel global.

Major Hoti është simbol i forcës, guximit dhe krenarisë, duke hapur rrugën për udhëheqëset e ardhshme’. ‘Arritja e saj pasqyron traditën krenare të Policisë së Kosovës në dërgimin e drejtuesve të saj në akademitë më elitare të zbatimit të ligjit në botë, duke dëshmuar se gratë e Kosovës udhëheqin, sjellin inovacion dhe shkëlqejnë në skenën globale’, thuhet në njoftim.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *