Thirrje për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna Familjare në Lipjan: Veprimtaria e Organizatës Action for Mothers and Children

Organizata Action for Mothers and Children ka shprehur shqetësim për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan, i cili dyshohet se u keqtrajtua nga prindërit.

Kjo organizatë bën thirrje për vënien para përgjegjësisë të autorëve të rastit. ‘Bëjmë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijës dhe për vënien para përgjegjësisë, në mënyrë të plotë, të personave përgjegjës.

Asnjë fëmijë nuk duhet kurrë të përjetojë dhunë apo neglizhencë.’ ‘Mbrojtja e fëmijëve nga dëmtimi është një përgjegjësi e përbashkët e familjeve, komuniteteve dhe institucioneve. Çdo fëmijë meriton të rritet i sigurt, me dashuri dhe i lirë nga frika dhe dëmtimi’, thuhet në reagimin e kësaj organizate, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Prindërit e 5-vjeçarit në rastin që ka tronditur opinionin janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Rasti tronditës në Lipjan, Shabani: 6 fëmijët e tjerë janë të sigurt!


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *