Blero Muharremi ka shfaqur hapur mbështetje për DJ nga Kosova, Gimbon.
Ai ka thënë dy fjalë për të, edhe pse aventura e Gimbon në Big Brother përfundoi mbrëmjen e kaluar (e martën). ‘Njerëzit që janë vetvetja, tek unë kanë një vend të veçantë.
Gëzuar Gimbo, je mbret,’ ka shkruar ai në InstaStory.
Bleros duket se i ka pëlqyer qëndrimi i Gimbos, loja që ka zhvilluar dhe vlerat si artist.
Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Big Brother në Kosovë, në edicionin e dytë, dhe tregoi një anë të tij të mirë në atë format, edhe pse u largua me vetë-dëshirë.





