Rasti i 5-vjeçarit nga Lipjani, i cili dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e ka tronditur opinionin në Kosovë.
Familjes problematike iu ishin marrë fëmijët nën përkujdesje shtetërore më herët po sërish iu ishin kthyer.
Kjo temë mjaft e ndjeshme është trajtuar në edicionin më të ri të Kosova Today.
Neuropsikiatri Sami Rexhepi, pati kritika të ashpra për institucionet të cilat sipas nuk po iniciojnë asgjë lidhur me rastet e tilla.
Rexhepi deklaroi se Kosova nuk ka sistem në asnjë fushë.
Ai theksoi se funksionimi i Kosovës po varet nga mediat.





