Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania ka qenë e emocionuar për Selin, e cila u ndje e prekur pas largimit të Gimbosit nga shtëpia.
Vëllai i saj, DJ Onno, ka shfaqur mbështetje të jashtëzakonshme për motrën e tij duke e cilësuar si ‘mbretëreshën e vetme’ dhe fituesen e vërtetë të lojës.
Ai theksoi se forca e saj vjen nga qetësia dhe qëndrueshmëria, duke treguar karakterin e saj të fortë. ‘Ka vetëm një mbretëreshë!
E vetmja që meriton fitoren, mundohuni sa të doni, por ajo kurrë nuk do të bjerë poshtë’, shkroi DJ Onno, duke theksuar dinjitetin dhe guximin e Selis në lojë.





