Pas surprizës për Brikena Selmanin, radhën e kishte DJ Gimbo, i cili më pas u largua edhe nga gara.
Banori u emocionua në momentin kur nëna e tij erdhi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo u takua me Gëzimin, me këtë të fundit që nuk i mbajti dot lotët, ndërsa kishte sjellë edhe një tufë me lule për Selin. “Nuk më ka mërzitur për asgjë. Është shumë mirë.
Kur e pashë që u martua, mirë që nuk më doli zemra nga vendi.
Lulet i kam sjellë për nusen”, u shpreh nëna e Gimbos.
Më pas, ajo u takua edhe me Selin, e cila e pyeti: “Po unë, a të kam mërzitur?”.
DJ Gimbo më pas u largua nga Big Brother, në një televotim të fortë që ishte me Brikenën.





