Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, shpreh ngushëllimet për familjet e kosovarëve të prekur nga tragjedia në Vjenë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllimet familjeve të kosovarëve që humbën jetën tragjikisht në Vjenë.

Në një postim në Facebook, ai u uron familjeve që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. ‘Kosova u trondit dje nga lajmet për aksidentin e tmerrshëm në Austri që ua mori jetën tre kosovarëve, në vendin e tyre të punës.

Një dhimbje e rëndë që na prek të gjithëve.


- Advertisement -

Ngushëllimet më të sinqerta për familjet Bajrami, Musliu dhe Zekaj.

Ju uroj forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

Kujtimi i tyre do të jetojë gjithmonë tek më të dashurit e tyre’, ka shkruar Hoxhaj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *