DJ Gimbo u eliminua të martën nga spektakli i njohur Big Brother VIP Albania, në edicionin e pestë të këtij formati.
Ai u largua pasi humbi në televotimin javor, duke qenë në nominim me modelen Brikena Selmani.
Hyrja e tij në shtëpi ishte bërë si një personazh i njohur për publikun, si DJ i reperit dhe fituesit të edicionit të kaluar, Gjesti.
Në shtëpi, ai bëri fjalë për lidhjen romantike me bukuroshen Selin Bollati, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe banorëve të tjerë.





