Në një intervistë për Kiks Kosovën, Marije Vuksani, Program Menaxhere ne Terre Des Hommes, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me trajtimin institucional të rastit të 5-vjeçarit i cili u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në shtëpinë e tij.
Sipas saj, reagimi do duhej të kishte ndodhur shumë më herët.
Vuksani u shpreh tutje që institucionet shtetërore duhet përveç të kujdesen për rastet me rrezik, edhe të monitorojnë vazhdimisht. ‘Duhet të bëhet një plan i intervenimit për të mirën në interes më të mirë për fëmiun dhe për të ofruar shërbimet adekuate’, shtoi ajo.
Sipas Marije Vuksanit, ne si shoqëri kemi rol të rëndësishëm në raportimet e rasteve të tilla dhe institucionet duhet të shikojnë se si të kalojnë nga faza reaguese në fazë preventive.
