Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Nexhdet Zymberajt, i akuzuar për vrasjen e Rasim Binakajt.
Dyshohet se në datën 16.03.2026, në një lokal në Gjakovë, Zymberaj ka përdorur armën e tij për të qëlluar Binakajn, duke rrezikuar jetën e të tjerëve prezent.
Si pasojë, Binakaj ka humbur jetën, ndërsa të tjerët janë plagosur.
Zymberaj gjendet nën masën e ndalimit për veprat penale të akuzimit.





