Policia e Shqipërisë ka arritur të lokalizojë një “fole” prostitucioni në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, u zbulua se në lagjen nr. 13, Durrës, në një ambient të marrë me qira po ushtrohej prostitucion.
Dy shtetasë të Brazilit janë proceduar penalisht, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në këtë ambient dhe në një hotel.
Po ashtu, u procedua penalisht për fshehje të të ardhurave, administratori i hotelit ku u kap njëra nga shtetaset braziliane.
Tetë persona të tjerë, shtetas të Shqipërisë, u proceduan penalisht, ndërsa dy gra u shpallën në kërkim.
Njëra prej tyre dyshohet se kishte marrë me qira ambientin ku ushtrohej prostitucioni dhe tjetra që dyshohet se e ka ushtruar këtë veprimtari më parë, në këtë ambient.
Policia ka sekuestruar edhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta.
