Brajan Gruda në Formacionin Më të Mirë të Xhiros në Ligën e Kombeve

0
32
- Advertisement -

Brajan Gruda është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë në Ligën e Kombeve, të publikuar nga SofaScore, pas paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e Gjermanisë.

Futbollisti me prejardhje shqiptare është vlerësuar me notën 9.6, duke u renditur ndër lojtarët më të dalluar të këtij formacioni.

Në repartin ofensiv ai shfaqet përkrah emrave si Jeremy Doku, Kevin De Bruyne dhe Florian Wirtz.

Gruda ishte protagonist në fitoren e thellë 5-0 të Gjermanisë ndaj Holandës, duke realizuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime.

Fillimisht, ai asistoi për Nico Schlotterbeckun në minutën e 65-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë shërbeu edhe Florian Wirtzin për golin e katërt të gjermanëve.

Në minutën e 77-të, Gruda vulosi paraqitjen e tij me golin e pestë të ndeshjes.

- Advertisement -

Përveç dy asistimeve dhe golit të realizuar, Gruda pati gjithashtu edhe tri pasime kyçe, kompletoi 29 pasime si dhe pati shtatë duele të fituara. 22-vjeçari tani do të rikthehet te Leipzigu, atje ku të shtunën do të luajnë në udhëtim te Union Berlini.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here