Prokurori i Shtetit nën presion nga VV: PSD kritikon kapjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës

“Prokurori i Shtetit, i kapur nga VV”, kështu u tha sot në aksionin e Partisë Socialdemokrate para objektit ku ndodhet zyra e Prokurorit të Shtetit.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për siç tha ai, kapjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Molliqaj tha se kjo është një lëvizje strategjike e VV-së për të kontrolluar procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit dhe rekrutimin e prokurorëve.


- Advertisement -

Ai paralajmëroi se zgjedhja e një presidenti të afërt me VV-në mund të legjitimojë këtë kontroll dhe të ndikojë gjithashtu në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i PSD-së bëri thirrje për reagim të shoqërisë dhe institucioneve për të mbrojtur pavarësinë e organeve të drejtësisë. “Arsyeja kryesore pse Albin Kurti e do presidentin e vet është për të zgjedhur kryeprokurorin për shtatë vite.

Organi i akuzës po i mungon; nuk po i kryen punë më policia, por po i duhet edhe prokuroria”, tha ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *