Rrahje dhe Sulm me Arme në Vushtrri: Rasti Hetohet nga Policia në Kosovë

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën Nacionale në Vushtrri rreth orës 16:52.

Siç njofton policia, katër persona të dyshuar e kanë sulmur fizikisht viktimën mashkull kosovar, derisa ky i fundit ka pranuar tretman mjekësor.

Dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, megjithatë në vendngjarje nuk janë gjetur dëshmi të armës.


- Advertisement -

Tre të dyshuar janë intervistuar, ndërsa i katërti gjendet në arrati.

Rasti po hetohet si “Përdorimi i armës & Lëndim i lehtë trupor”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *