Punëtorët e ndërmarrjes Hidrodrini kërkojnë rritje pagash për shkak të rritjes së kostos së jetesës

Punëtorët e ndërmarrjes Hidrodrini kanë kërkuar rritje pagash, duke e cilësuar këtë si një nevojë urgjente për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Kjo kërkesë sipas gazetarit Valdrin Daci, është bërë e ditur pas një takimi të mbajtur nga Sindikata e Punëtorëve, ku u diskutua për gjendjen aktuale të punonjësve.

Sipas përfaqësuesve sindikalë, rritja e pagave është e domosdoshme duke marrë parasysh standardin gjithnjë në rritje të jetesës, si dhe rëndësinë e punës që kryejnë punëtorët e ujësjellësit.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *