Aktgjykimi i Apelit për Milosh Pleskoviqin, i dënuar për krime lufte në Prizren, iu zbut dënimi në 10 vjet burgim, ka shkelur familjen e viktimave sipas avokatit të tyre Gent Gjini.
Familja kërkonte dënim me burgim të përjetshëm për Pleskoviqin.
Mbrojtësi i viktimave paralajmëron se do të ankohen në Gjykatën Supreme që Pleskoviqi të dënohet përjetësisht.
Familja Daçaj planifikon që drejtësinë ta kërkojë edhe në Gjykatën e Tribunalit të Hagës, nëse nuk reagon as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.





