Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes ‘Hoça Mahalla’, në Prizren.
Vrasja e tyre u bë nga një grup prej 7-8 personave të veshur me uniforma të policisë dhe ushtrisë serbe, e të armatosur me armë të gjata.
Arrestimi i tij u bë tek në shtatorin e 2023-ës, 25 vjet pas rastit.
Ndërkaq, më 6 qershor të 2024-ës, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tij për krime luftë kundër popullësisë civile, lidhur me rastin e vrasjes së Fatmir Bojaxhiut e vëllezërve Daçaj.
Pas dhjetë seancave gjyqësore, dëgjimit të 14 dëshmitarëve, administrimit të provave materiale dhe dëgjimit të mbrojtjes së të akuzuarit, më 12 gusht të 2025-ës, gjykata e shpalli Pleskoviqin fajtor për krime luftë kundër popullsisë civile dhe e dënoi atë me 15 vjet burgim.
