Nata e Kadrit në Islam: Faktet dhe Shenjat e Rëndësisë së saj

Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame.

Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë.

Myslimanët besojnë që Kurani iu zbrit këtë natë Muhammedit.


- Advertisement -

Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë.

Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak.

Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.

Agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa njëmijë muaj.

Kjo natë kaq e madhe thuhet se i ka shenjat e saj.

Ndër këto shenja është se dielli që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe me ndriçim të zbehtë.

Një shenjë tjetër që thuhet është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë, erë e lehtë dhe se ajo natë, është as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë.

Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *