Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti.
Orav vlerësoi bashkëpunimin e mëparshëm dhe mbështetjen që BE-ja i ka ofruar Kosovës, duke shprehur shpresën për funksionalitetin e institucioneve dhe përqendrimin në integrimin evropian.
Ambasadori Orav reflektoi mbi marrëdhëniet e BE-së me Kosovën dhe mbështetjen e konsiderueshme që ka dhënë deri më tani.
Shpreson që institucionet të jenë plotësisht të përqendruara në integrimin evropian.





