Moderatori kosovar, Alaudin Hamiti, përgatitet për një ndryshim të ndjeshëm në pamjen e tij

Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një ndryshim në pamjen e tij.

Ai ka vendosur të rruajë kokën, duke treguar se po përgatitet për një procedurë të mbjelljes së flokëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hamiti përmes një InstaStory në llogarinë e tij në Instagram, ku ka publikuar një fotografi ku shfaqet me kokën e rruar.


- Advertisement -

Përmes këtij postimi, moderatori ka treguar se ka vendosur të ndërmarrë këtë hap për t’u kujdesur më shumë për pamjen e tij. ‘Kjo foto tullac veç tregon që ka ardhë koha me u kujdes pak ma shumë për veten.

Boll ma me i mbulu flokët me fiber’, ka shkruar Hamiti krahas fotografisë së publikuar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *