Luana Bajrami, Aktorja nga Ferizaji që Fiton Çmimin Oscar për Filmin e Shkurtër në Kinematografinë Botërore

Aktorja me origjinë nga Kosova, Luana Bajrami, ka arritur një sukses të madh në kinematografinë botërore, pasi filmi i shkurtër Two People Exchanging Saliva, ku ajo luan rolin kryesor, është shpërblyer me çmimin “Best Live Action Short Film” në ceremoninë e Academy Awards.

Në këtë film, Bajrami interpreton një personazh në një histori të vendosur në një Paris të pazakontë, ku puthjet janë të ndaluara me ligj.

Rrëfimi paraqet një realitet absurd dhe të ftohtë, ku personazhet përballen me rregulla të çuditshme dhe kufizime të pazakonta.


- Advertisement -

Fitorja e këtij çmimi e vendos edhe emrin e Bajramit në skenën më të madhe të kinematografisë botërore.

Aktorja, me origjinë nga fshati Pleshinë i Ferizajt, ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare pasi filmi ku ajo interpreton arriti të fitojë çmimin Oscar për filmin e shkurtër me aktorë.

Bajrami emigroi në Francë në moshën shtatëvjeçare.

Ajo ka lindur më 14 mars 2001 dhe është bërë e njohur për paraqitjen në filmin Portrait of a Lady on Fire (2019), si dhe në School’s Out (2018).


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *