DJ nga Kosova, Gimbo, u bë pjesë e një momenti që tronditi fansat gjatë një kuizi në Big Brother VIP Albania.
Gjatë lojës banorëve u kërkua të përgjigjeshin për tema të ndryshme, dhe njëra prej pyetjeve kishte të bënte me historinë e Kosovës.
Gimbo u pyet se në cilin vit ishte shpallur Pavarësia e Kosovës, dhe ai gaboi duke përmendur vitet 2007 dhe 2009, ndërsa data e saktë është 17 shkurti i vitit 2008.
Gabimi i tij shkaktoi reagime në rrjetet sociale.





