Person me armë në brez gjatë peshkimit në Liqenin e Badovcit – arrestohet në Graçanicë

Sot gjatë kontrollit të rregullt nga rojet e peshkimit në Liqenin e Badovcit, u zbulua një person që kishte me vete një armë në brez dhe u arrestua në Graçanicë.

Federata e Peshkatarëve Sportiv ka bërë të ditur se ai kishte nxjerrë armën me qëllim të frikësonte rojën dhe të kanosë rojën e FPSRK-së.

Pas reagimit të shpejtë të Kryetarit të FPSRK-së dhe bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, personi u identifikua dhe u ndalua.


- Advertisement -

Në njoftim thuhet se personi u arrestua në hyrje të Graçanicës dhe FPSRK falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në rastin e ndodhur.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *