Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Yll Morina në përvjetorin e rënies.
Haradinaj e quajti atë ndër luftëtarët më të zotë të vendit. ‘Ndër luftëtarët më të zotë, Yll Morina ishte rreshtuar në UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut.
I pavdekshëm në kujtimin e brezave.
Krenari e Gjakovës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve’, ka shkruar Haradinaj.
Yll Morina ishte dekoruar me urdhrin Hero i Kosovës në vitin 2017 gjatë ditëve të Epopesë në mesin e shumë personaliteteve të tjera si propozim nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.





