Riho Terras uron Albin Kurtin për marrëveshjen për Ligjin për të huajt dhe për Automjetet

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur sot për Ligjin për të huajt dhe për atë për Automjete.

Terras thotë se beson se nga kjo përfitojnë si BE-ja, ashtu edhe Kosova. ‘Urime kryeministrit Kurti për marrëveshjen e arritur sot, duke iu falënderuar BE-së.

Besoj se nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova. Është e jashtëzakonshme që në të ardhmen, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun do të punojë me Qeverinë e Kosovës dhe serbët për të integruar shëndetësinë dhe arsimin në kornizën e Kosovës në përputhje me marrëveshjen’, deklaroi Terras.


- Advertisement -

Qeveria ka vendosur të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi me afat 12-mujor për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, si dhe të pranojë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe.

Këto masa synojnë të zbusin efektet që mund të sjellë zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe i Ligjit për automjetet.

Zbatimi i plotë i këtyre ligjeve do të nisë më 15 mars, siç ishte paraparë.

Vendimi u mor pas takimit që kryeministri Albin Kurti zhvilloi të shtunën me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *