Gjesti: Gjendja emocionale dhe komentet e psikologes në lidhje me ngjarjet e fundit

Gjendja emocionale e këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është bërë temë diskutimi pas ngjarjeve të fundit dhe paraburgimit të tij.

Para gjykatës, ai ka deklaruar se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në një gjendje të rënduar emocionale, duke kërkuar edhe falje për rastin.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe psikologia Atifete Syla, e cila në emisionin “Weekend” ka komentuar gjendjen e mundshme psikologjike të artistit.


- Advertisement -

Sipas saj, Gjesti mund të ketë përjetuar një ngarkesë të madhe emocionale, e cila mund të lidhet me tragjedinë që i ka ndodhur në familje, por edhe me periudhën e gjatë të izolimit në spektakle televizive.

Atifete Syla tha: “Ai ka mundësi të vuajë nga stresi posttraumatik për shkak të tragjedisë së vëllait të tij, gjendja emocionale është shumë e rënduar, por kjo aspak nuk e justifikon sjelljen e tij”.

Psikologia theksoi se kjo mund të jetë një ndër sjelljet që lidhen me ankthin, por problemet e shëndetit mendor nuk mund të përdoren si justifikim për veprime të caktuara. “Kjo është një ndër sjelljet tipike të ankthit, andaj duhet ta dimë që çrregullimet dhe problemet e shëndetit mendor nuk justifikojnë sjelljen”.

Ajo shtoi gjithashtu se ankthi zakonisht nuk shfaqet me agresion, por më shumë me tërheqje, vetmi dhe heshtje te personat që e përjetojnë.

Sipas saj, pas daljes nga Big Brother, Gjesti do të ishte dashur të konsultohej me profesionistë të shëndetit mendor për të përballuar më mirë ngarkesën emocionale.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *