Jennifer Lopez ka tërhoqur vëmendjen në galanë “An Unforgettable Evening”, duke shfaqur elegancë me një fustan të zi të gjatë me dekolte të thellë dhe një xhaketë të zezë klasike.
Ylli 56-vjeçare ndau momente të mbrëmjes në rrjetet sociale, duke postuar selfie prapa skenave dhe foto me të ftuar të tjerë.
Lopez i dorëzoi aktoren Kerry Washington Çmimin e Kurajosë për vitin 2026, ndërsa në gala morën pjesë emra të njohur si Sofia Vergara, Kris Jenner, Carmen Electra dhe Demi Lovato, shkruan DailyMail.
Kohët e fundit, Lopez ka folur hapur për jetën e saj pas divorcit nga Ben Affleck, duke thënë se ndjehet e lirë dhe e lumtur në këtë periudhë të re të jetës së saj.
