Analisti Dukagjin Gorani ka konstatuar se zhvillimet politike në botë dhe rajon tregojnë se shteti aktual i Kosovës është ‘i mangët’ dhe i papërdorshëm.
Sipas tij, shoqëria kosovare është e ekspozuar plotësisht ndaj ngjarjeve që ndodhin përreth saj. ‘Gjithçka që ndodh në botë, reflektohet shpejt te ne, duke treguar mungesën e një mase mbrojtëse për shtetin tonë,’ deklaroi Gorani në një intervistë për Rubikon në Klan Kosovë.
Ai gjithashtu vuri në dukje se situatat serioze zbulojnë se shteti është i papërdorshëm dhe projeksioni ynë i shtetit është më shumë simbolik sesa real.
Klikoni për të marrë pjesë në kanalin zyrtar të Klan Kosovës në Viber dhe për të shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android dhe iOS.
