Prokuroria në Gjakovë fillon hetimet ndaj të pandehurve për lojëra të fatit

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet ndaj të pandehurve me inicialet E.B., A.B., N.H., J.M., dhe Z.P., si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega në Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se nga koha e papërcaktuar e deri më datë 12.03.2026, rreth orës 21:00 në Malishevë, saktësisht në lokalin e afarist “D…”, “i pandehuri E.B., në cilësinë e pronarit të lojërave, duke vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B., N.H., J.M., dhe Z.P., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me Ligjin Nr.06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit, në atë mënyrë që të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme dhe të fshehtë në lokalin afarist e përdorin për lojëra të fatit”. “Pas urdhrit për kontrollimin e lokalit nga zyrtarët policorë, të pandehurit kanë tentuar të arratisen duke kërcyer nga një dritare e objektit, por janë ndaluar nga policia.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate të lojërave të fatit në funksion, ku në aparatin nr. 3 (Kajot) janë gjetur 20 €, në aparatin nr. 4 (Apex) 150 €, dhe në aparatin nr. 5 (Kajot) 70 €.


- Advertisement -

Po ashtu, në çantën e pronarit E.B., janë gjetur 2,000 €, të gjitha të sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime, Prokuroria thotë se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Të pandehurit që nga data 12 mars 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *