Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, para gjykatës ka deklaruar se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe ka kërkuar falje për rastin.
Avokati i tij argumenton se nuk ka rrezik përsëritjeje së veprës penale.
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në ambientet e studios ‘Onima’ në Veternik të Prishtinës.
Policia ka konfirmuar arrestimin e Gjestit për tri vepra penale.





