Aktgjykim dënues për mashtrim në Ferizaj: Gjobë dhe burgim për kompani dhe person fizik

Gjykata Themelore në Ferizaj (Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal) ka shpallur aktgjykim dënues ndaj personit juridik “E.D&C” SH.P.K. dhe të pandehurit V.H., për veprën penale të mashtrimit.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja e vetme gjykuese Mimoza Maloku-Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave personale dhe materiale.

Personi juridik “E.D&C” SH.P.K. u shpall fajtor për veprën penale të mashtrimit, dhe u dënua me gjobë prej 6.000 euro.


- Advertisement -

Edhe i pandehuri V.H. u shpall fajtor për veprën penale të mashtrimit dhe u dënua me dy vjet burgim, si dhe me gjobë prej 2.000 euro.

Sipas aktakuzës, më 15 maj 2019 në Ferizaj, përmes personit përgjegjës V.H., kompania “E.D&C” SH.P.K. e kishte mashtruar të dëmtuarin R.H. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore…


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *