Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla: Zgjedhja e kryesuesit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës, lajmi i ditës

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë se zgjedhja e kryesuesit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës, sipas saj, është lajmi i ditës së sotme.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla tha se ky zhvillim i kontribuon zbatimit të reformës së nisur kohë më parë nga institucionet tona për një shtet të së drejtës dhe një sistem prokurorial funksional.

Ajo shtoi se funksionalizimi i plotë i Këshillit Prokurorial është thelbësor për zbatimin dhe thellimin e reformës në drejtësi, si dhe për forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial. “Pres që përbërja e re të kontribuojë me përgjegjësi në avancimin e mëtejshëm të reformës dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend.


- Advertisement -

Shteti ligjor është realitet vetëm kur ligji e drejtësia sundon mbi çdo ndikim tjetër”, ka shkruar ajo.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *