Kurti: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje me opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të reja.

Në një prononcim për media, ai tha se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se zgjedhjet e përsëritura nuk janë të dobishme. ‘Ne vitin e kaluar kemi pasur katër palë zgjedhje dhe jam i bindur se nuk kemi nevojë ta përsërisim vitin 2025 në vitin 2026. Është vit i ri dhe nuk është as e drejtë e as e dobishme që të kemi zgjedhje të përsëritura.

Prandaj është e domosdoshme që të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit.


- Advertisement -

Qytetarët e Republikës presin prej nesh stabilitet institucional dhe jo zgjedhje të përsëritura,’ tha i pari i Qeverisë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *