Bondsteel-i Amerikan ka dhënë tre shtretër spitalorë si donacion për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve.
Ky donacion është realizuar me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet e kryeqytetit është një hap drejt një qyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij.
Rama ka shtuar: ‘Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan, i realizuar me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian. Çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet tona është një hap drejt një Kryeqyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij.’
