Gazetarja Ardiana Thaçi-Mehmeti ka raportuar në Polici rastin e shpërndarjes së paligjshme të të dhënave të saj personale në një grup në rrjetin “Discord”, me 70 mijë anëtarë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Rrjeti i Grave Gazetare kanë reaguar duke kërkuar hetimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Kjo është hera e tretë që gazetarja Thaçi-Mehmeti përballon ngacmimet online në dy vitet e fundit.





