Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për transport ilegal të kafshëve në fshatin Lladov të Gjilanit.
Rasti ndodhi mëngjesin e së enjtes kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet dhe gjetën 9 qingja pa dokumentacionin e nevojshëm.
I dyshuari dhe kafshët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.





